Klopp: Salah më i mirë se Messi e Ronaldo

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, kishte vetëm fjalë të mira për Mohamed Salahun pas fitores 5:0 ndaj Watfordit.

Për trajnerin gjerman, Salahu aktualisht është lojtari më i mirë në botë.

“Për mua ai është më i miri. Ai është me siguri një nga më të mirët në botë. E shoh atë çdo ditë dhe kjo ndoshta e bën më të lehtë për mua. Në formë të mirë janë duke kaluar edhe Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, por për momentin Salah është në krye të kësaj liste”, deklaroi Klopp.

Salah në sezonin e ri me Liverpoolin, në 10 ndeshje, ka shënuar 10 gola dhe ka bërë katër asistime.

Share This Article