Klopp: Situata me Covid është si të marrësh pjesë në një llotari çdo ditë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jurgen Klopp është gjithmonë special me deklaratat e tij.

Trajneri i Liverpoolit në konferencën për shtyp para ndeshjes së kësaj të marte në Premier League ndaj Leicester City në transfertë ka folur për situatën e futbollistëve të prekur me Covid-19 te ekipi i tij.

“Janë kthyer në skuadër disa futbollistë që për shkak të Covid dhe izolimit kanë munguar në ditët e fundit. Kjo do të thotë që Fabinho, Van Dijk, Curtis Jones dhe Thiago Alcantara janë rikthyer në stërvitje. Thiago ka qenë i fundit që na është bashkuar dhe që nga e diela është stërvitur rregullisht me ne. Megjithatë kemi edhe një lojtar të ri që është futur në izolim sëbashku me dy antarë të stafit, kështu që gjithçka është e komplikuar. Çdo mëngjes, kur hyn në qëndrën stërvitore është si të marrësh pjesë në një llotari”, deklaroi Jurgen Klopp.

Share This Article