KLSH-Veliajt: Pezullo vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar

albnews
By
1 Min Read

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ka reaguar Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Mësohet se KLSH i është drejtuar me një shkresë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke i kërkuar të tërhiqet nga vendimmarrja për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas KLSH, kjo çështje duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa shton se do të ishte një dëm i pakthyeshëm i pasurisë publike dhe fondeve, nëse projekti do të zbatohej.

Vendimmarrjet e pabazuara ligjërisht dhe në mungesë të vendimit të gjykatës Kushtetuese mund të sjellin pasoja financiare dhe sociale” thuhet në letrën që KLSH.

KLSH i kujton Bashkisë se çdo dëm do t’u ngarkohet atyre, nëse Gjykata Kushtetuese më vonë do ta anulojë këtë projekt.

Share This Article