“Kokaina rozë” po përhapet me shpejtësi në Britani, varësi dhe një përzierje substancash vdekjeprurëse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një drogë e ridizenjuar e rrezikshme, me nofkën “Kokaina rozë”, po prek klubet e natës në Britani, pasi dyshohet se ka hyrë në ishull përmes kartelës kolumbiane. Droga, një përzierje e ketaminës dhe MDMA, është vendosur të jetë droga më e përhapur në Britani.

Ekspertët kanë paraljamëruar se mund të përmbajë një përzierje potencialisht vdekjeprurëse , duke i vënë përdoruesit në rrezik të madh. Shikimi i turbullt, atak paniku, ankthi, varësia dhe problemet e zemrës janë dëmet që të shkakton kjo lloj droge.

“Është një drogë që në fillim nuk e gjenim kollaj, tani është shumë e përhapur në çdo klub nate”, tha një përdorues.

Gjithsesi, kjo drogë krijohet nga mbetjet e substancave të tjera dhe ndaj e bënë këtë tepër të rrezikshme për konsumatorin.

Substancat janë sintetike ndaj dhe në testet laboratorike, është e vështirë të dalin rezultate si konsumator, pasi në rezultatet më shumë del një përqindje e lartë kafeine në trup, për shkak të përbërjes.

Numri i përdoruesve i kësaj droge të re po rritet çdo ditë e më shumë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe problemi parësor është se varësia që krijon kjo substancë narkotike, cilësohet më e fuqishme se të tjerat.

Share This Article