Britania e Madhe ka zgjeruar “listën e kuqe” të vendeve që nuk lejon të hyjnë në territorin anglez

albnews
By
1 Min Read

Britania e Madhe ka zgjeruar “listën e kuqe” të vendeve që nuk lejon të hyjnë në territorin anglez.

Bangladeshi, Kenia, Pakistani dhe Filipinet janë tashmë pjesë e listës. Vetëm shtetasit britanikë nga këto vende do të lejohen të hyjnë në Britani.

Ata gjithsesi duhet të paraqesin një kërkesë dhe të karantinohen për 10 ditë në hotele.

Në listën e kuqe të Britanisë për shtetet që kanë numër të lartë të infektuarish me Covid, janë rreth 40 shtete tashmë. Kryesisht bëhet fjalë për vende nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Amerika e Jugut.

Ka pasur thirrje për përfshirjen e disa vendeve evropiane ku rastet me Covid kanë qenë të larta. Gjithsesi, Qeveria Britanike ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë në raport me këto vende

Share This Article