Kololli në formacionin e vitit në Superligën zvicerane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesi i Kosovës, Benjamin Kololli është zgjedhur në formacionin e vitit në Superligën e Zvicrës falë paraqitjeve të tij brilante sezonin e kaluar.

Në një ceremoni të mbajtur mbrëmjen e sotme në Lucern, Kololli u votua në 11-shën më të mirë ligës elitare zvicerane, por jo edhe bashkëlojtari i tij në ekipin kombëtar të Kosovës dhe në Zurich, Hekuran Kryeziu. Kryeziu ishte i nominuar për formacionin e vitit, por nuk ia doli t’i marrë numrin e mjaftueshëm e votave për të zënë një vend në mesin e 11 më të mirëve në formacion.  

Ndërsa futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër u shpall Kevin Mbabu.

Në 29 paraqitje sezonin e kaluar, Kololli i realizoi 10 gola dhe 6 asiste. Ndërsa, në 17 ndeshje për Zurichun deri tani këtë sezon, 26-vjeçari i ka shënuar 6 gola dhe 4 asiste. 

Të kujtojmë se edhe te Kosova, Kololli ka pasur një paraqitje shumë të mirë dhe ka qenë njëri nga sulmuesit më ët rrezikshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply