Ndarja e Bashkimit Europian në zona të kuqe dhe të gjelbra po krijon pakënaqësi në Bruksel. Pasi Estonia, Letonia dhe Lituania hapen kufijtë mes tyre në përpjekje për të rimëkëmbur ekonomitë, zv./presidenti i Komisionit Margaritis Skinas paralajmëroi kundër nismave të tilla diskriminuese.
Komisioni Europian paralajmëroi kundër krijimit të zonave të mini-shengenit pas heqjes së kufizimeve në fuqi për pengimin e përhapjes së COVID-19. Estonia, Letonia dhe Lituania hapen kufijtë mes tyre në përpjekje për të rimëkëmbur ekonomitë.
Këto tre vende hapën kufijtë dhe hoqën kontrollet shumë më herët se vendet e tjera të Bashkimit Europian për shkak se kishin numër të vogël infektimesh. Më herët Gjermania hapi kufirin me Austrinë, Francën dhe Zvicrën.
Margaritis Schinas, zëvendëspresident i Komisionit Europian shpreson që vendimmarrja jashtë institucioneve të BE-së e vendeve baltike nuk do të jetë afatgjatë. Ai tha se kufizimet e tilla nuk duhet të zëvendësohen nga nisma mini shembeni që mund të fragmentizojnë tregun e përbashkët.
“Një gjë e tillë nuk është e mundur. Nga ana tjetër, siç rekomandon Komisioni, vendet anëtare mund t’i hapin kufijtë bazuar në të dhënat epidemiologjike, por duhet treguar kujdes që nisma të tilla të mos jenë diskriminuese dhe mbi të gjitha e sigurtë për udhëtarët dhe turistët.”
Heqja e kontrolleve kufitare pritet të luajë rol kryesor për të shpëtuar turizmin europian gjatë verës, duke sjellë të ardhura për hotelet, baret dhe restorantet.
Heqja e kontrolleve kufitare me marrëveshje dypalëshe pritet të ndodhë dhe në Ballkan. Shqipëria do të hapë së pari kufirin me Kosovën për të lejuar turistët t’i drejtohen bregdetit, ndërsa marrëveshje të ngjashme mund të pasojnë me Greqinë dhe Italinë.
Disa akademisë spanjollë kanë propozuar krijimin e zonave të kuqe dhe të gjelbra brenda Bashkimit Europian, bazuar në të dhënat se sa fort janë goditur vendet nga COVID-19. Sipas idesë së tyre, turistët mund të udhëtojnë vetëm brenda zonave të gjelbra, një propozim që duket se nuk shkon në një linjë me arsyetimin e zv./presidentit.
Ndërkaq Komisioni Europian u kërkon tani vendeve anëtare që të fokusohen te investimet për shëndetin publik, mbrojtjen e vendeve të punës dhe qëndrueshmërinë fiskale.