Komisioni i Rithemelimit të PD i lë afat deri me 5 janar Lulzim Bashës për të liruar zyrën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike u kthye mesditën e sotme në selinë e PD për mbledhjen e radhës, por pa ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ata i futën në një sallë bosh pa karrige në katin e dytë të selisë blu nga ku deputeti Belind Këlliçi lexoi shkresën drejtuar zotit Basha, e cila do ti dorëzohet edhe zyrtarisht me postë, për shkarkimin si kryetar i PD-së.

“Kuvendi i partisë ka vendosur shkarkimin tuaj nga detyra. Pavarësisht se sipas nenit 43 kjo vendimarrje mund të ishte vetëm e Kuvendit, ky i fundit në respekt të mijëra demokratve vendosi ta ratifikonte vendimarrjen përmes referendumit të mbajtur sipas parimit një anëtar një votë. Rezultati i tij përfundimtar sanksionon që 43 mijë demokratë kanë vendosur në favor të vendimit të Kuvendit Kombëtar dhe shkarkimin tuaj”.

Mbi shkarkimin e zotit Basha si kryetar do të njoftohen dhe Ambasadorët e akredituar në vendin tonë, tha Këlliçi.

Komisioni i Rithemelimit i ka lënë afat Lulzim Bashës deri më 5 janar 2022 për të liruar zyrën dhe bërë të gjitha dorëzimet.

“Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD me anë të këtij komunikimi zyrtar ju fton të njiheni me vullnetin e PD dhe organeve më të larta. Kërkohet nga ana juaj që të merren të gjitha masat për ta jetësuar vullnetin e demokratëve duke liruar ambientet e punës së kryetarit të partisë deri më 5 janar 2022. Refuzimi i vendimit të Kuvendit Kombëtar dhe vullnetit ttë 43 mijë anëtarëve që ratifikuan vendimin e shkarkimit, do detyrojë anëtarësinë e PD të shndërrohet në pëmbaruesin politik”, tha Këlliçi.

Këlliçi paralajmëroi se nëse Basha refuzon ta bëjë një gjë të tillë, anëtarësia e PD do të kthehet në një përmbarues publik.

"Zoti deputet..." Komisioni i Rithemelimit të PD i lë afat
Share This Article