• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Ipeshkvijtë e Shqipërisë: zgjedhjet e 25 prillit, “kush e shet votën, ka shitur dinjitetin e vet”

Ipeshkvijtë e Shqipërisë: zgjedhjet e 25 prillit, “kush e shet votën, ka shitur dinjitetin e vet”

by albnews
16 April, 2021
in Albania
0
2
VIEWS

Pёr zgjedhjet e 25 prillit 2021, Ipeshkvijtë e Kishës katolike tё Shqipërisë kërkojnë garantimin e votimeve të ndershme dhe transparente, në të cilat duhet tё respektohet çdo votë e çdo votues, ashtu sikurse edhe rezultati final. Ipeshkvijtë e Shqipërisë i “ftojnë të gjithë të merrnin pjesë në votime”, për t’ua besuar të zgjedhurve tё rinj sfidat e ndryshme si pandemia e COVID-19, pёrforcimi i mëtejshëm i institucioneve si Parlamenti, reformat në drejtësi, eliminimi i korrupsionit, plaga e të rinjve dhe e familjeve që po e braktisin Shqipërinë etj.

R.SH. – Vatikan

Pёr zgjedhjet e 25 prillit 2021, Ipeshkvijtë e Kishës katolike tё Shqipërisë kërkojnë garantimin e votimeve të ndershme dhe transparente, në të cilat duhet tё respektohet çdo votë e çdo votues, ashtu sikurse edhe rezultati final. Pёr kёtё Ipeshkvijtë e Shqipërisë i “ftojnë të gjithë të merrnin pjesë në votime”, për t’ua besuar të zgjedhurve tё rinj sfidat e ndryshme si pandemia e COVID-19-ës, pёrforcimi i mëtejshëm i institucioneve dhe efektiviteti i tyre, si Parlamenti, reformat në drejtësi, eliminimi i korrupsionit, plaga e madhe e të rinjve dhe e familjeve të reja që po e braktisin Shqipërinë, shqetësimi pёr nivelin e mësimdhënies në shumë zona si dhe kushtet e jetesës në disa fasha të popullatës, pasojat e tërmetit të vitit 2019 mbeten gjithnjë një prioritet si dhe  fenomeni i shitblerjes së votës, një plagë që duhet të zhduket medoemos, në çdo rast.

Kush e shet votën me para, pohojnё  Ipeshkvijtë e Kishës katolike tё Shqipërisë , ka shitur dinjitetin e vet dhe atë të familjes, si dhe nuk ka më zë për të kërkuar llogari. Si ipeshkvij, nuk na duket e rastit të votohen ata kandidatë me një të kaluar të dyshimtë. Integriteti moral duhet të jetë një conditio sine qua non, që zgjedhësi të mund të zgjedhë në liri dhe në qetësi. Urojmë që me datë 25 prill, secili ta ushtrojë të drejtën dhe detyrën e votës duke pasur parasysh të mirën e përbashkët, që është edhe qëllimi i çdo veprimtarie politike. Në të njëjtën kohë, i lutemi Zotit, që me ndërmjetësinë e Nënës së Këshillit të Mirë, t’i ndihmojë shqiptarët në këto momente të rëndësishme për jetën e vendit.

Deklarata e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit 2021

Votimi për zgjedhjet e përfaqësuesve në Parlament, paraqet një mundësi konkrete për të shprehur pjesëmarrjen tonë në jetën demokratike të vendit. Sfida e çdo procesi zgjedhor është garantimi i zgjedhjeve të ndershme dhe transparente, në të cilat respektohet çdo votë dhe çdo votues, ashtu sikurse edhe rezultati final. Kisha Katolike i konsideron të rëndësishme zgjedhjet, kur ato zhvillohen sipas parimeve demokratike dhe me pjesëmarrjen e të gjitha forcave e aktorëve politikë. Sikurse edhe në rastet e mëparshme, në vigjilje të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ne Ipeshkvijtë e Kishës katolike, në sajë të përgjegjësisë që kemi në udhëheqjen e popullit që na është besuar, dëshirojmë t’u drejtohemi të gjithë besimtarëve katolikë dhe njerëzve vullnetmirë.

Jemi të vetëdijshëm që të zgjedhurit e rinj do të ndodhen përballë sfidave të ndryshme. Fillimisht, pandemia e COVID-19-ës që vendi ynë po kalon. Një falenderim duhet t’ua japim të gjithë punonjësve të shëndetësisë: mjekëve, infermierëve, sanitareve dhe gjithë pjesës tjetër të personelit shëndetësor, si dhe familjarëve të të sëmurëve, të cilët ndonëse duke rrezikuar, kanë punuar ditë e natë përkrah tyre. Porse, nga ana tjetër, kërkohen strategji të mirëfillta psiko-sociale që të dalim faqebardhë nga kjo pandemi.

Në rrafshin politik, është urgjente që reforma në drejtësi, aktualisht në letër, të bëhet realitet sa më shpejt të jetë e mundur. Forcimi i mëtejshëm i institucioneve dhe efektiviteti i tyre, përbën një detyrë primare për të zgjedhurit e ardhshëm në Parlament.

Në rrafshin social, nuk mund të mos evidentojmë plagën e madhe të të rinjve dhe të familjeve të reja që po e braktisin Shqipërinë. Është e nevojshme një përkujdesje e veçantë ndaj të gjitha zonave të vendit, nga Veriu në Jug, në zonat rurale e në zonat urbane, ku shpeshherë vërehen situata ekstreme varfërie, mungesë infrastrukture dhe shërbimesh të domosdoshme, sidomos rrugë e shërbime shëndetësore.

Më pas, na shqetëson niveli i mësimdhënies në shumë zona të vendit si dhe kushtet e jetesës në disa fasha të popullatës. Shumë familje akoma po vuajnë pasojat e tërmetit të vitit 2019 një prioritet me siguri se duhet të jetë rindërtimi, që ka nevojë të përparojë me ritme akoma më të shpejta.

Shqipëria mund të ketë një të ardhme të mirë nëse angazhohemi të gjithë së bashku, qytetarët e politika aktive.

Nevojitet një angazhim i të gjithëve për të eliminuar korrupsionin, që sikurse e kanë nënvizuar edhe në ditët e kaluara institucionet ndërkombëtare, mbetet sërish një grackë e rrezikshme në institucionet dhe në shoqërinë tonë në përgjithësi.

Një tjetër sfidë, me gjithë hapat e bërë përpara në 30 vitet e fundit, mbetet integrimi europian i Shqipërisë.

Në vigjilje të zgjedhjeve, pra ne, Udhëheqësit Shpirtëror, do donim para së gjithash t’i ftonim të gjithë të merrnin pjesë në këtë moment të jetës demokratike të vendit. Sipas Doktrinës Shoqërore të Kishës, është një detyrë dhe një e drejtë e çdo qytetari për ta ushtruar sipas ligjeve në fuqi dhe me liri të plotë. Prandaj, pjesëmarrja në votime, është një detyrim moral pavarësisht preferencave që secili do të shprehë.

Së dyti, ashtu sikurse e kemi ritheksuar edhe në deklarata të mëparshme, fenomeni i shitblerjes së votës është një plagë e madhe që duhet të zhduket medoemos, në çdo rast. Kush e shet votën me para, ka shitur dinjitetin e vet dhe atë të familjes, si dhe nuk ka më zë për të kërkuar llogari. Po ashtu, kush e blen votën me para, duke përfituar nga varfëria e votuesve, nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon që të votohet. E papranueshme më pas është fakti që, bashkëngjitur shitblerjes së votës, i shtohet edhe betimi në librat e shenjtë. Gjithashtu është e papranueshme që votimi të vijë nën formën e kërcënimit ose pas premtimeve të vendit të punës. Puna është fryt i meritokracisë dhe jo i partitizmit ose kahjes partiake.

Si ipeshkvij, nuk na duket e rastit të votohen ata kandidatë me një të kaluar të dyshimtë. Integriteti moral duhet të jetë një conditio sine qua non, që zgjedhësi të mund të zgjedhë në liri dhe në qetësi.

Ne urojmë që me datë 25 prill, secili ta ushtrojë të drejtën dhe detyrën e votës duke pasur parasysh të mirën e përbashkët, që është edhe qëllimi i çdo veprimtarie politike. Në të njëjtën kohë, i lutemi Zotit, që me ndërmjetësinë e Nënës së Këshillit të Mirë, t’i ndihmojë shqiptarët në këto momente të rëndësishme për jetën e vendit.

Dhënë nga Selia e Konferencës Ipeshkvore, nё Tiranё, më 15 prill 2021

Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë

Previous Post

Rama: Pandeminë e menaxhuam më mirë se Britania

Next Post

Merkel vaksinohet me “AstraZeneca”

albnews

albnews

Related Posts

Çfarë po ndodh me Noizy-n? Ja pse u arrestua ai në Zyrih
Albania

Çfarë po ndodh me Noizy-n? Ja pse u arrestua ai në Zyrih

8 July, 2025
Salianji pas daljes nga burgu në selinë e PD: Burgosja ime politike për shkak të prekjes së një prej karteleve të drogës
Albania

Salianji pas daljes nga burgu në selinë e PD: Burgosja ime politike për shkak të prekjes së një prej karteleve të drogës

8 July, 2025
Kapiteni i anijes turistike humbi jetën pas heroizmit, reagon Bashkia Shkodër: Humbëm një nga njerëzit më të përkushtuar
Albania

Kapiteni i anijes turistike humbi jetën pas heroizmit, reagon Bashkia Shkodër: Humbëm një nga njerëzit më të përkushtuar

8 July, 2025
Next Post
Merkel paralajmëron situatë të rëndë në Gjermani

Merkel vaksinohet me “AstraZeneca”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britani/ Historia e pabesueshme e një pastruesi plehrash: Si mund të të ndryshojë jeta, brenda 72 orësh

Britani/ Historia e pabesueshme e një pastruesi plehrash: Si mund të të ndryshojë jeta, brenda 72 orësh

8 July, 2025
Ardian Ismajli prezantohet te ekipi i ri, klubi italian: Shqiponja erdhi në qytet

Ardian Ismajli prezantohet te ekipi i ri, klubi italian: Shqiponja erdhi në qytet

8 July, 2025
Dy lojtarë të PSG-së u dëbuan në shtëpi nga FIFA, 24 orë para ndeshjes me Real Madridin

Dy lojtarë të PSG-së u dëbuan në shtëpi nga FIFA, 24 orë para ndeshjes me Real Madridin

8 July, 2025
Kos: Maqedonia e Veriut ka një mundësi dhe përgjegjësi historike për të ndërmarrë një hap vendimtar drejt BE-së

Kos: Maqedonia e Veriut ka një mundësi dhe përgjegjësi historike për të ndërmarrë një hap vendimtar drejt BE-së

8 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5091 shares
    Share 2036 Tweet 1273
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2555 shares
    Share 1022 Tweet 639
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1957 shares
    Share 783 Tweet 489
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1864 shares
    Share 746 Tweet 466
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1720 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM