Deputetja Albana Vokshi, kryetare e komisionit hetimor të Shëndetësisë, në një deklaratë për mediat u shpreh se mazhoranca po tenton të pengojë hetimet.
Ndërkohë që shtoi se mazhoranca duket se është në panik teksa tentuan të “uzurpojnë” drejtimin e komisionit. Jo shtoi se nënkryetari Plarent Ndreca po zbaton “urdhrat” e marra për të penguar punimet e komisionit dhe nuk zbaton as rregullat elementare të legjislacionit, duke pasur parasysh momentin që ky i fundit mori përsipër të hidhte për votim një çështje, që nuk është në kompetencën e tij.
“Ashtu siç edhe pritej mazhoranca tentoi të bllokonte punimet e komisionit. Ne çdo herë që mblidhemi po mundohemi të evidentojmë që ligji për komisionet e kanë bërë qëllimshëm për të penguar hetimet parlamentare. Duke u kapur pas neneve që bien ndesh me Kushtetutën tentojnë të pengojnë hetimin për 200 mln euro. Refuzuan miratimin e kërkesave për informacion”, tha Vokshi.