Kompanitë e karburanteve padisin qeveritë e katër shteteve me 13 miliardë dollarë

albnews
By
1 Min Read

Kompanitë e karburanteve fosile janë duke paditur qeveritë e shumë shteteve të botës duke kërkuar më shumë se 18 miliardë dollarë, pasi sipas tyre, aksioni kundër ndryshimeve klimatike po kërcënon fitimet e tyre.

Pesë kompani energjetike, duke përfshirë këtu edhe kompanitë britanike “Rockhopper” dhe “Ascent” janë duke shfrytëzuar një proces legal e cila i lejon entitetet komerciale të padisin qeveritë sipas ligjeve ndërkombëtare që rregullojnë marrëveshjet dhe traktatet tregtare, raporton Sky News.

Sipas Global Justice Now, e cila ka mbledhur informata të vlefshme publike, këto kompani po kërkojnë 18 miliardë dollarë, që është pothuajse një e katërta e fondit total klimatik, e krijuar nga shtetet e zhvilluara kundër ndryshimeve klimatike.

Qeveritë që janë paditur nga pesë kompanitë janë ajo e Italisë, Sllovenisë, SHBA-së dhe Holandës, për qindra miliona euro secila.

Shumica e rasteve janë duke u trajtuar sipas Traktatit të Kartës së Energjisë dhe po mbahen brenda Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve të Investimeve, që është degë e Bankës Botërore.

Share This Article