Konfirmohen rastet e para me Covid-19, Elbasani dhe Vlora dy vatra të reja

albnews
By
1 Min Read

Covid-19 vijon të përhapet me shpejtësi në vend pas lehtësimit të masave kufizuese.

Rasti i parë në Gjirokastër

Në Gjirokastër është konfirmuar rasti i parë me koronavirus.

Dyshohet se rasti në fjalë mund të jetë infektuar në spital.

Konfirmohet 1 rast në Elbasan

Në 24 orët e fundit janë kryer 10 tamponë për Covid-19 në Elbasan, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv.

Burime bëjnë me dije se e infektuar është një 73-vjeçare, banuese në lagjen Aqif Pasha.

Konfirmohet 1 rast në Vlorë

Ndërkohë është konfirmuar edhe një rast me Covid-19 në Vlorë. 

I infektuari është një burrë i cili ka punuar si bojaxhi në Himarë gjatë kësaj periudhe.

Ai është paraqitur në poliklinikën Qendrore në Vlorë dhe nga simptomat është referuar të kryejë tamopinin i cili rezultoi pozitiv. 

Rastet në total

Ditën e djeshme ( 10 qershor) u regjistrua numrimë i lartë i rasteve të reja. 

Në 24 orë u konfirmuan 42 raste pozitive duke e çuar në 1341 numrin total të të infektuarve.

Share This Article