Të paktën 20 humanitarë nga Kombet e Bashkuara, Lëvizja e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe janë vrarë në Gaza, tha OKB. Furnizimet vazhdojnë të pakësohen në atë që agjencia e përshkroi si “katastrofë e plotë”.
Nga të vrarët, 15 punonjës ishin nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) dhe 5 ishin nga Lëvizja e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, sipas Joyce Msuya, ndihmës sekretarit të përgjithshëm për çështjet humanitare dhe zëvendës koordinatori i ndihmës emergjente në OKB.
Shkollat e UNRWA strehojnë më shumë se gjysmën e popullsisë së zhvendosur në Gazën qendrore-jugore, sipas Msuya.