Glauk Konjufca i ka dorëzuar detyrën e kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmanit.
“Vjosa Osmani solli një diskurs të ri në shoqërinë tonë dhe aq më tepër që në krye të Kuvendit më në fund e kemi një grua për të cilën nuk kam dyshim se do ta kryejë këtë detyrë me nder dhe do ta fuqizojë rolin e Kuvendit”, tha Konjufca.
“Urime dhe të priftë e mbara”, përfundoi ai.
Nga ana tjetër Osmani tha se do të punojë për të bërë krenarë qytetarët e Kosovës.