Konventa e Bernës zyrtarizon kërkesën për pezullimin e punimeve të aeroportit të Vlorës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizatat e shoqërisë civile kombëtare dhe komuniteti ndërkombëtar i bën thirrje qeverisë shqiptare të respektojë vendimin e Konventës së Bernës duke pezulluar ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë


Tiranë, 13 shtator 2023 – Në përgjigje të thirrjes së Konventës së Bernës për të pezulluar ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, një koalicion i organizatave kombëtare mjedisore, së bashku me aleatët ndërkombëtarë, bashkohen në një thirrje kolektive për qeverinë shqiptare, për të ruajtur dhe mbrojtur këtë thesar natyror.

Konventa e Bernës për Ruajtjen e Jetës së Egër në Evropë kërkoi zyrtarisht ndërprerjen e menjëhershme të aktiviteteve të ndërtimit për aeroportin ndërkombëtar që ndodhet pranë Lagunës Vjosë-Nartës në Shqipëri. Kjo lagunë shërben si një ndalesë kritike për mijëra shpend shtegtarë që udhëtojnë midis Evropës dhe Afrikës çdo vit.

Ky vendim i bën jehonë paralajmërimeve të ekspertëve dhe shkencëtarëve ndërkombëtarë të konservimit, si dhe institucioneve Evropiane.

Për të adresuar këtê çështje të ngutshme, organizatat e shoqërisë civile lajmërojnë për zhvillimin e një konference për shtyp ditën e enjte, më 14 shtator 2023, në orën 10:00, në Hotel Tirana International. Ekspertët do të ndajnë njohuri shkencore dhe ligjore mbi planet e diskutueshme për shkatërrimin e thellë që po bëhet brenda zonës së mbrojtur Vjosa-Nartë.

Ftohen përzemërsisht të gjithë anëtarët e medias të marrin pjesë në këtë organizim të rëndësishëm.

Share This Article