Në konferencën për shtyp presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët nëse do të bashkëpunonte me Sali Berishën, nisur nga situata në PD.
Kreu i shtetit tha se kjo nuk ka sens, ndërsa theksoi se pas 25 prillit e ka përfunduar misionin e tij si president .
“Kjo është një pyetje fare pa asnjë sens. Që pas 25 prillit unë misionin tim si president të republikës e quaj të përfunduar por bëj detyrën. Do të kisha dashur që në 26 prill të kisha marrë një drejtim tjetër, sepse njeriu duhet të jetë në vendin e duhur dhe kohën e duhur. Unë bëra çdo gjë që të mos kapej reforma në drejtësi siç është kapur”, deklaroi ai.
Presidenti komentoi gjithashtu edhe protestën e 8 janarit gjatë fjalës së tij, ndërsa shprehu keqardhjen për dhunën e ushtruar sipas tij nga të dyja palët. Meta tha se policia bëri mirë që ndërhyri, por duhet të japë llogari edhe për denoncimin e bërë nga Belind Këlliçi për vjedhjen e zyrës.