Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 30 raste të reja me koronavirus, duke çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në Maqedoninë e Veriut në 384.
Në Shkup ka 12 raste të reja, në Kumanovë 8, në Prilep 9 dhe në Kriva Pallankë 1.
Lajmi i mirë është se deri në mesditë në Dibër nuk ka asnjë viktimë ndërsa për të tretën ditë me radhë nuk ka asnjë person të prekur nga virusi.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se sistemi shëndetësor është i gatshëm të absorboj numër më të madh të pacientëve që priten në pikun e pandemisë në fund të muajit Prill. Sipas tij, në gjithë shtetin kanë në dispozicion mbi 1.000 shtretër për hospitalizimin e pacientëve me koronavirus. Klinika Infektive me gjithë kapacitetin shtesë për pranimin e pacientëve me koronavirus posedon 250 shtretër, kurse edhe 400 shtretër disponon Spitali “8 Shtatori”./Alsat/