Koronavirusi, 40,636 viktima dhe 823,479 persona të infektuar në gjithë botën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ritmet e përhapjes së pandemisë së Covid-19 vijojnë të jenë të shpejta. 

Brenda pak orësh numri i të infektuarve është rritur me mbi 13 mijë persona ndërsa numri I të vdekurve me mbi 1 mijë, sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins.

Numërohen 40,636 të vdekur si pasojë e koronavirusit në gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve i kaloi 800 mijë dhe ka shkuar në 823,479.

Të shëruar deri tani janë 174,019 pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 175,067  ndërsa të vdekur janë 3,170.

Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 12,428 viktima.

Në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 15 dhe janë 243 të infektuar.

Raportimi i orës 19:12

Share This Article