Britani, një 13-vjeçar humb jetën nga Covid-19

albnews
By
0 Min Read

Një spital në Londër njoftoi sot në mbrëmje vdekjen e një djali 13-vjeçar, pozitiv me koronavirus.

“Fatkeqësisht, një djalë 13-vjeçar që doli pozitiv për COVID-19 vdiq. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona familjes së tij”, tha spitali King’s College, në jug të Londrës.

“Vdekja i është njoftuar ekzaminuesit mjekësor dhe ne nuk do të bëjmë asnjë koment tjetër”, shtoi institucioni britanik.

Share This Article