Koronavirusi i merr jetën ish-presidentit të Indisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti i Indisë, Pranab Mukherjee, ka vdekur 21 ditë pasi konfirmoi se është infektuar me koronavirusin e ri, që po e shkakton sëmundjen e njohur si Covid-19.

Ish-politikani 84-vjeçar ishte duke qëndruar në spital për një operacion në tru, kur gjithashtu u diagnostikua me Covid-19, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Para se të shërbente si president nga viti 2012 deri në vitin 2017, Mukherjee i mbajti edhe disa pozita tjera të rëndësishme gjatë karrierës politike që i zgjati 51 vjet.

Ai më parë ka shërbyer edhe si ministër i Financave, ministër i Jashtëm dhe ministër i Mbrojtjes.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur i biri i vet përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Posti i presidentit në Indi ka kryesisht karakter ceremonial, por ka rol të rëndësishëm gjatë zgjedhjeve, sepse presidenti vendos cilën parti apo koalicion ta ftojë për formimin e qeverisë, nëse rezultati mes pjesëmarrësve në zgjedhje është i ngushtë.

Mukerjee më parë ka qenë anëtar në bordet e Fondit Monetar Ndërkomëbëtar dhe Bankës Botërore.

Share This Article