Koronavirusi në SHBA, mbi 85000 raste dhe 1200 viktima

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbi 85 000 raste infeksioni dhe të paktën 1 200 viktima.

Këto janë të dhënat më të fundit mbi përhapjen e epidemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila është shndërruar në vendin me numrin më të madh në botë të  pacientëve, që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Epiqendra mbetet qyteti i Nju Jorkut ku kanë vdekur 385 persona dhe ka mbi 23 100 raste.

Por, ka edhe qytete si Detroit dhe Çikago që janë të shqetësuara për shpërthime të rrezikshme të infeksionit.

Në Miçigan, në veçanti, në një javë numri i të infektuarve kaloi nga 350 në 3000 raste.

Ndërsa është gjithashtu në alarm të kuq edhe Los Anxheles dhe Nju Orlins.

Share This Article