Koronavirusi, Pekini urdhëron karantinë 14-ditore për të kthyerit në qytet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet e Pekinit kanë urdhëruar të gjithë qytetarët që kthehen në qytet, të hyjnë në karantinë për 14 ditë.

Banorët janë paralajmëruar që “të bëjnë vetë karantinë ose të shkojnë në vendet e caktuara për karantinë”, pasi u kthyen në kryeqytetin kinez nga pushimet, raporton BBC.

Ky njoftim erdhi sot nga grupi i punës për parandalimin e virusit në Pekin, pasi banorët u kthyen nga festimi i Vitit të Ri, të cilët kishin shkuar në pjesët tjera të Kinës.

Kjo masë është ndërmarr për të ulur rrezikun e përhapjes së më tejme të koronavirusit vdekjeprurës. Deri më tani mbi 1300 njerëz kanë vdekur nga virusi, i cili e ka origjinën në qytetin kinës Wuhan, trasnmeton Albuk TV.

Share This Article