Albania
Koronavirusi, Rakacolli: Shqipëria i ka kapacitetet për ta përballuar këtë sfidë
“Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për ta përballuar këtë sfidë”, deklaroi sot gjatë një interviste televizive zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli.
“Unë e them me bindje që ne i kemi kapacitetet për të përballuar këtë situatë. E them me bindje, sepse është një gjë që ne e kemi menduar. Fatmirësisht ardhja në Shqipëri dy muaj pasi epidemia vazhdonte në Kinë, na dha kohë që të përgatiteshim, që ta njihnim më mirë se si zhvillohej virusi dhe na dha kohë të përfitonim dhe nga masat që kanë marrë vendet e tjera rreth nesh. Pra ne i kemi bërë përllogaritjet në bazë të parimeve të epidemiologjisë dhe mendojmë që Shqipëria i ka të gjitha kapacitete për ta përballuar këtë sfidë”, tha Rakacolli.
Mbi dy rastet e konfirmuar me COVID-19 Rakacolli tha se, “kontakteve të afërta të dy të infektuarve me COVID-19 janë marrë mostrat që mbrëmë. Përgjigjen e analizave të tyre nuk mund ta di, mund të jetë çështje minute, apo çështje ore. E rëndësishme është që ato akoma nuk kanë mbaruar dhe akoma nuk e kemi informacionin, sapo ta kemi në dorë, informacioni do bëhet menjëherë publik”.
Gjithashtu Rakacolli theksoi se personeli ynë shëndetësor dhe sistemi ynë shëndetësor është i aftë ta përballojë edhe këtë.
“Shërbimi ynë shëndetësor ka kaluar disa prova të tilla epidemish: poliomelitin, fruthin vitin e kaluar dhe gripin para dy vitesh, që ishte një grip shumë i fortë që pati dhe vdekje në mosha të reja dhe numri i vdekjeve në Shqipëri ishte pak më ulët se numri i vdekjeve në Europë. Prandaj e themi me bindje që personeli ynë shëndetësor dhe sistemi ynë shëndetësor është i aftë ta përballojë edhe këtë”, tha Rakacolli.
Mbi mjekimet e rasteve me COVID-19, Rakacolli shpjegoi se, “përderisa nuk dihet akoma një medikament që të veprojë specifikisht për këtë virus, kurimi bëhet me ato preparate që ulin temperaturën, që ulin inflamacionin, pra mjekim specifik nuk ka”.
“Disa vende kanë tentuar dhe provuar disa medikamente antiviral të cilët ne ato fatmirësisht i kemi. Nëse shërbimi infektiv në protokollin e bërë gjykon që do përdoren këto medikamente ne i kemi disponibël”, – vijoi ajo.
Gjithashtu Rakacolli apeloi se nuk duhet pasur frikë, thjesht duhet të informohemi nga burime zyrtare dhe mos biem pre e infodemisë.
“Në botë deri tani kanë vdekur 500 mijë veta nga gripi vetëm në këtë periudhë, por fakti është që të tremb gjithmonë më shumë gjëja e panjohur. Pra është frika nga e panjohura dhe kjo është normale, por frika duhet të shoqërohet jo me panik, po me marrje informacioni. Marrja e informacionit në burime zyrtare dhe në vende të sigurta ta largon dhe frikën. Fatkeqësisht bien shumë shpesh pre e asaj që i themi infodemi”./ATSH/
Albania
Vendimi i qeverisë, zbardhet skema e re e kompensimit, nga 600 deri në 1800 lekë shtesë në muaj, ja kush përfiton
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve, një masë që hyn në fuqi si pjesë e paketës së Buxhetit 2026.
Vendimi synon të mbështesë pensionistët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përcaktuar shuma konkrete shtesë që variojnë nga 600 deri në 1,800 lekë në muaj.
Sipas vendimit të propozuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, fondi total për këtë skemë kap vlerën e 9.8 miliardë lekëve.
Si ndahen kategoritë dhe sa është shtesa?
Qeveria ka ndarë përfituesit në 5 kategori kryesore, bazuar në nivelin e të ardhurave mujore që ata kanë pasur deri në datën 31.12.2025:
Shtesën maksimale prej 1,800 lekë/muaj e përfitojnë të gjithë pensionistët që kanë të ardhura mujore deri në 40,000 lekë.
Këtu përfshihen pensionet e pleqërisë të plota (urbane), minatorët, punonjësit e naftës, gazit dhe metalurgjisë.
Shtesën prej 1,000 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë.
Këtu përfshihen pensionet e ish-kooperativave bujqësore dhe pensionet rurale (të fshatit).
Shtesën 800 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 22,000 lekë.
Në këtë grup përfshihen pensionet e pjesshme (urbane), pensionet sociale dhe ata që nuk kanë plotësuar vitet e sigurimit.
Shtesën 700 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë, ku janë përfituesit e pensionit familjar, përfshirë familjet e pilotëve.
Ndërsa shtesën 600 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 30,000 lekë.
Këtu përfshihen të gjitha kategoritë e pensioneve të invaliditetit.
Kush përfiton tjetër?
Një pikë e rëndësishme e vendimit është se ky kompensim nuk prek vetëm pensionistët aktualë. Përfitojnë edhe personat që do të dalin në pension gjatë vitit 2026, me kusht që të ardhurat e tyre të mos kalojnë tavanet e përcaktuara më sipër. Megjithatë, ata që fitojnë të drejtën e pensionit pas datës 1 janar 2027, nuk do të jenë subjekt i këtij vendimi.
Vendimi saktëson gjithashtu se këto kompensime nuk do të preken (nuk do të ulen apo ndryshojnë) në rastet kur qeveria miraton indeksime të tjera të pensioneve në të ardhmen.
Zbatimi i këtij vendimi do të kryhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) dhe pagesat do të shpërndahen përmes Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.
Albania
Qeveria nderon legjendat, 13 figura të shquara të artit dhe sportit përfitojnë pension të posaçëm
Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të vlerësuar financiarisht dhe moralisht disa nga emrat më të spikatur të jetës publike në Shqipëri, të cilët kanë lënë gjurmë ndër vite në fushat e artit, kulturës dhe sportit.
Sipas vendimit të fundit të qeverisë, 13 personalitete do të përfitojnë “shtesë pensioni të posaçëm shtetëror”.
Masa e kësaj shtese është përcaktuar të jetë sa dhjetëfishi i pensionit social, një vlerësim maksimal që u bëhet këtyre figurave për kontributin e dhënë.
Në listën e miratuar spikasin emra të mëdhenj të humorit dhe teatrit si Agim Bajko dhe Aishe Stari, apo legjenda të futbollit shqiptar si Agustin Kola i Tiranës dhe Vasillaq Zëri i Flamurtarit.
Lista e plotë e përfituesve:
Agim Bajko – Aktor i njohur i humorit dhe satirës.
Agustin Kola – Ish-futbollist dhe trajner i shquar, ikonë e KF Tiranës.
Aishe Stari – Aktore e njohur, veçanërisht për kontributin në estradën e Durrësit.
Vasillaq Ruci – Legjenda e futbollit vlonjat dhe atij kombëtar.
Nikolin Gurakuqi – Regjisor i njohur operistik.
Shegushe Bebeti – Regjisore dhe figurë e rëndësishme e teatrit të kukullave.
Edera Alibegaj – Ish-basketbolliste e shquar.
Virxhil Karaja – Figurë e njohur e sportit.
Kujtim Vorpsi – Mjeshtër i imazhit/kinematografisë.
Kostandin Shkurti
Kostandin Kamberi- Aktor i njohur i humorit në estradën e Tiranës
Leonard Toska- Peshëngritës
Rapo Tao- Figurë legjendare e futbollit vlonjat
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe është pjesë e përpjekjeve shtetërore për të garantuar një trajtim dinjitoz për ata që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në skena dhe stadiume.
Albania
Adriatik Lapaj: Vitin e Ri do e hamë në shesh te Kryeministria
Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, thotë se protesta e tij dhe mbështetësve të tij te Kryeministria, do të vazhdojë edhe në natën e ndërrimit të viteve.
“Krishtlindjet i hëngrëm këtu. Nesër Vitin e Ri, besoj, të jemi mirë me shëndet, do ta konsumojmë këtu dhe unë them që do jemi këtu gjatë dhe do rezistojmë për të dhënë një model proteste qëndrese”, tha Lapaj për A2 CNN.
Sipas tij, ky model do të bindë njerëzit të shtohen edhe më shumë në shesh, pas Vitit të Ri.
“Ata që thoshin “Ku janë numrat?”, ditën e shtunë besoj e morë një mesazh të qartë. Nuk ishin jashtëzakonisht shumë, po ishin shumë në raport me atë që nisi. Të mbledhësh sot 2000 qytetarë të lirë pa i detyruar, pa i marrë me kërcënim, pa i marrë me para, pa u ofruar vende pune dhe t’u ngjallësh shpresën, është një fillim i mirë dhe unë mendoj që ditën e diel do jemi shumë dhe mendoj që kjo që ka nisur do të përkthehet në një reagim të madh popullor në vazhdim përballë këtij regjimi hajdutësh me në krye Edi Ramën”,- është shprehur Lapaj.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania12 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
-
Kosova2 days agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
