Tjetër protestë para bashkisë për përmbytjet, banorët me pankarta: Pasqyr moj pasqyr, kush është më e bukura në Durrës?

albnews
By
1 Min Read

Në pritje të nisjes së protestës para Bashkisë Durrës, protestuesit kanë shpalosur dy pankarta të mëdha. Njëra prej tyre shkruan: “Pasqyr moj pasqyr, kush është më e bukura në Durrës?”, ndërsa tjetra: “Banorët e kënetës nën ujë nga shiu dhe kukulla e Bashkisë në Santa Turke.”

Dje mbrëmje është mbajtur një tjetër protestë, ndërsa sot gjithashtu u zhvillua një protestë në orën 16:00, ku qytetarët kërkuan veprime konkrete për të përballuar situatën e rënduar nga përmbytjet dhe për të mbrojtur zonat e prekura.

Share This Article