Koronavirusi: Rishi Sunak nxitet të konsiderojë një javë pune katër-ditore në përgjigje të pandemisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetët po i kërkojnë kancelarit që të konsiderojë një javë pune katër-ditore si një mënyrë për të rregulluar ekonominë në vazhdën e pandemisë së koronavirusit.

Në një letër drejtuar Rishi Sunak, parë nga The Independent, nënshkruesit përfshirë ish-kancelarin John McDonnell dhe deputeten e gjelbër Caroline Lucas, argumentojnë se ulja e orarit të punës ofron mundësi më të mëdha mes niveleve në rritje të papunësisë.

Thirrjet vijnë pasi Jacinda Ardern, kryeministrja e Zelandës së Re, sugjeroi që punëdhënësit të konsideronin një javë pune katër-ditore në përgjigje të krizës Covid-19, për të cilën ajo tha se “sigurisht” do të rritë industrinë e turizmit.

Koncepti një javë pune katër-ditore mori vrull në Mbretërinë e Bashkuar gjatë zgjedhjeve të dhjetorit të vitit 2019, pasi Laburistët konceptuan një politikë të një jave pune 32-orëshe pa humbje pagash që do të arrihej brenda dhjetë vitesh.

Letra citon gjithashtu komentet e fundit të ministres ëë parë skoceze, Nicola Sturgeon, e cila tha muajin e kaluar se propozime të tilla si një javë pune katër-ditore “nuk janë më gjëra për të cilat thjesht duhet të flasim”.

“Këto janë gjëra që duhet t’i inkurajojmë punëdhënësit t`I marrin në konsideratë” tha ajo. “Dhe ka një gamë të tërë të gjërave që hyjnë në atë kategori.”

Letra drejtuar Z. Sunak përfundon: “Ne po nxisim qeverinë tuaj të tregojë të njëjtin angazhim drejt një të ardhmeje më të mirë për Mbretërinë e Bashkuar duke krijuar një komision të ngjashëm – duke parë gamën e opsioneve dhe modeleve që lidhen me kohën më të shkurtër të punës që mund të vëndoset në Britaninë e Madhe./The Independent

Share This Article