Korridori 8, Nikollovski: VMRO-ja akuzon pa fakte, ato duhet shpërfillur!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Publicisti Ljubisha Nikollovski, në një prononcim ekskluziv për indeks.mk ka folur e Korridorit 8 dhe stërkëmbëzat e obstruksionet që në Kuvendin e Maqedonisë po mundohen t’i bëjnë deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare dhe “Levicës”.

Deklaroi se akuzat e VMRO-së në adresë të zëvendëskryeministrit të parë nuk duhet të vehen fare në peshojë, sepse siç deklaron në to nuk ka fakte dhe janë të pa baza. Nikollovski thotë se deputetët e VMRO-së nuk kanë të drejtë nga foltorja të hedhin akuza të tilla dhe të luajnë rolin e prokurorit dhe gjyqtarit.

Shton se Korridori 8 është shumë i rëndësishëm për vendin dhe ekonominë, duke nënvizuar se se beneficionet më të mëdha do t’i kenë kompanitë që do të jenë të kyçura në mënyrë direkte në ndërtimin e Korridoreve.

Share This Article