Mbi 400 mijë doza të vaksinave janë aplikuar në Maqedoninë e Veriut

albnews
By
1 Min Read

Në Maqedoninë e Veriut janë aplikuar deri më tani 482.058 doza të vaksinave, derisa 203.856 qytetarë kanë marrë nga dy doza.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë së hënës janë vaksinuar 7.202, dozën e parë e kanë marrë 2.683 qytetarë.

Sipas MSH-së, dozën e parë të vaksinës e kanë marrë rreth 50 për qind e popullsisë mbi moshën 70-vjeçare, 45 për qind e moshës 65-vjeçare dhe 38 për qind e moshës 60 vjeçare.

Numri i personave që kanë aplikuar për vaksinim përmes platformës është 456.607 qytetarë.

Share This Article