ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndalohet nga policia e Durrësit bashkëpunëtori i Aldo Avdylajt 1 hour ago
Çmenduri e sheikëve, Al Hilal ofron 400 milionë euro për Lamine Yamal, Barcelona refuzon 1 hour ago
Dumani: Hetimet për Eco Parkun drejt përfundimit ndërsa porti i Durrësit në hetim paraprak 1 hour ago
Ka nisur SPAK hetim për ‘Arubën’? Dumani i përgjigjet deputetes së PD: Nuk e njoh si çështje 1 hour ago
Kosovë, Policia mbledh informacione për keqpërdorime të mundshme të votave në Mitrovicë të Jugut 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Korrupsioni me trend të lartë”- Dumani ngre alarmin: Në Shqipëri ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike dhe shkelje të barazisë në tendera

albnews by albnews
14 October, 2025
in Albania
0
“Korrupsioni me trend të lartë”- Dumani ngre alarmin: Në Shqipëri ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike dhe shkelje të barazisë në tendera
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka raportuar ditën e sotme në mbledhjen e komisioneve parlamentare të Ligjeve dhe Nismat Qytetare.

Gjatë fjalës së tij, Dumani tha se ‘pastrimi i parave’ dhe ‘shkelja e barazisë në tendera’ kanë shfaqur rritje të lartë gjatë viteve 2023 dhe 2024.

RelatedPosts

Ndalohet nga policia e Durrësit bashkëpunëtori i Aldo Avdylajt

Dumani: Hetimet për Eco Parkun drejt përfundimit ndërsa porti i Durrësit në hetim paraprak

Ka nisur SPAK hetim për ‘Arubën’? Dumani i përgjigjet deputetes së PD: Nuk e njoh si çështje

Dumani tha se kjo rritje e këtyre veprave penale reflekton abuzimin e vazhdueshëm me fondet publike.

Ai shtoi gjithashtu se korrupsioni i funksionarëve publikë ruan trend të lartë, duke dëshmuar për zgjerim të praktikave korruptive në administratën publike.

Drejtuesi i SPAK raportoi gjithashtu se gjatë vitit 2024 gjykatat kanë marrë vendime të formës së prerë për 10 funksionarë të lartë politikë.

“Sa i takon korrupsionit, treguesit e vitit 2024 tregojnë një tendencë në rritje në luftën kundër korrupsionit të funksionarëve publikë. Këto të dhëna tregojnë se nga totali i çështjeve në hetim, vetëm rreth 5.9 % janë kërkuar të pushohen, 12.3 % janë dërguar në prokuroritë e juridiskionit të përgjithshëm, rreth 1 % janë pezulluar, ndërsa rreth 67.4 % të çështjeve mbeten pjesë e hetimit për vitin 2025.

Në vitin 2024 janë 10 funksionarë të lartë publikë për të cilët ka patur vendime të gjykatave që kanë marrë formë të prerë. Përsa i takon matjes së nivelit të riskut, të dhënat mbi veprat penale në fushat e korrupsionit tregojnë një nivel të lartë dhe të qëndrueshëm rreziku me tendencë zgjerimin në disa kategori krimesh dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në qeverisjen publike, integritetin institucional dhe ekonominë kombëtare.

Veprat me rrezikshmëri më të lartë rezultojnë pastrimi i parave dhe shkelja e barazisë në tendera, të cilat shfaqin rritje të fortë në vitet 2023 dhe 2024, duke reflektuar abuzim të vazhdueshëm me fondet publike. Korrupsioni ruan trend të lartë, duke dëshmuar për hapje të praktikave korruptive në administratën publike”, tha mes të tjerash Dumani. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndalohet nga policia e Durrësit bashkëpunëtori i Aldo Avdylajt

Ndalohet nga policia e Durrësit bashkëpunëtori i Aldo Avdylajt

14 October, 2025
Çmenduri e sheikëve, Al Hilal ofron 400 milionë euro për Lamine Yamal, Barcelona refuzon

Çmenduri e sheikëve, Al Hilal ofron 400 milionë euro për Lamine Yamal, Barcelona refuzon

14 October, 2025
Dumani: Hetimet për Eco Parkun drejt përfundimit ndërsa porti i Durrësit në hetim paraprak

Dumani: Hetimet për Eco Parkun drejt përfundimit ndërsa porti i Durrësit në hetim paraprak

14 October, 2025
Ka nisur SPAK hetim për ‘Arubën’? Dumani i përgjigjet deputetes së PD: Nuk e njoh si çështje

Ka nisur SPAK hetim për ‘Arubën’? Dumani i përgjigjet deputetes së PD: Nuk e njoh si çështje

14 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result