Deti me dallgë 8 ballë përmbyt një fshat në Vlorë

albnews
By
0 Min Read

Fshati Delisuf në njësinë administrative të Novoselës në Vlorë po përmbytet nga deti. Siç shihet edhe në video, uji ka përmbytur tokat e fshatit.

Deti i trazuar dhe me dallgë që shkojnë deri në 8 ballë po krijon shumë probleme në këtë zonë.

Ndërkohë, moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin duke shkaktuar përmbytje në shumë qytete.

Share This Article