Kosova 0-1 Greqia, Dardanët ndjekin rezultatin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit 2 ne Ligën C të Ligës së Kombeve.

Greqia është kundërshtari i Dardanëve, të cilët hynë në këtë sfidës pas fitores komode në udhëtim te Qipro me golat e Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës. Edhe Helenët e fituan takimin e parë duke e mposhtur si mysafir Irlandën e Veriut me rezultat 1-0.

Në minutën e 36′ edhe pse Kosova dukej se po bënte lojë të sigurt, Anastasios Bakasetas gjeti hapësirë për t’i kaluar grekët në epërsi.

Kosova dhe Greqia janë takuar dy herë në të kaluarën në Ligën e Kombeve, njëra sfidë ka përfunduar baras, kurse tjetrën e kanë fituar skuadra mysafire.

Këto skuadra kanë luajtur edhe në kualifikimet për Kampionatin Botëror dhe në të dyja përballjet kanë luajtur baras me rezultat identik (1-1).

Share This Article