Kosova e mbyll vitin 2021 në pozitën e 111-të

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

FIFA e ka publikuar renditjen e përfaqësueseve të futbollit për muajin dhjetor, e që është publikimi i fundit për këtë vit.

Përfaqësuesja e Kosovës e mbyll vitin 2021 në pozitën e 111-të me 1163 pikë.

“Dardanët” nuk kanë pasur lëvizje nga muaji i kaluar.

Në shtator të këtij viti Kosova shënoi ngritjen më të lartë sa i përket renditjes në FIFA, ku ishte e 109-ta. Ndërkaq, Kosova në konkurrencën e femrave është në vendin e 110-të me 1164 pikë.

Shqipëria zë vendin e 66-të në ranglistën e FIFA-s me 1374 pikë.

Renditja më e mirë këtë vit për “kuqezinjtë” ishte vendi i 63-të në muaji tetor.

Në konkurrencën e femrave, Shqipëria është në pozitën e 76-të me 1337 pikë.

Vendin e parë për vitin 2021 në renditjen e shtëpisë së futbollit botëror e mbanë Belgjika, e pasuar nga Brazili, Franca, Anglia dhe Argjentina që zë pozitën e pestë.

Share This Article