Belgjika e ka mbyllur vitin në vendin e parë në renditjen e FIFA-s për vitin e katërt radhazi, ndërkohë që Shqipëria zë vendin e 66-të për vitin 2021.
FIFA e publikoi këtë të enjte renditjen e përditësuar, të fundit për këtë vit, pa ndonjë ndryshim të theksuar, pasi ekipet kombëtare nuk zhvilluan ndeshje në fundit e fundit
Kjo nënkupton se Belgjika vijon të jetë e para dhe Shqipëria e 66-të njëlloj si në renditjen e kaluar, të publikuar në nëntor.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/12/Screenshot_1-108-1000x486.png)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/12/Screenshot_1-108-1000x486.png)
Belgjika e zuri vendin e parë në renditjen e FIFA-s më 20 shtator 2018 dhe që prej atëherë nuk ka lëvizur vendi.
Hera që parë që Belgjika ishte renditur e para në ranglistën e FIFA-s në historinë e ekipit të vet kombëtar ishte nga nëntori 2015 deri në mars 2016.
Por vendi i parë është duke iu rrezikuar skuadrës së Roberto Martinezit, pasi ajo ka vetëm 2.1 pikë më shumë sesa vendi i dytë, Brazili.
Franca mbetet e treta, ndërsa Anglia dhe Argjentina e kompletojnë top pesëshen, para kampiones së Evropës, Italisë.
Renditja e radhës e FIFA-s do të publikohet më 10 shkurt.