Kosova hap së shpejti zyrën ndërlidhëse në Sllovaki

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit në Jordani në kuadër të forumit Ekonomik botëror, ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak. Nga ku ka paralajmëruar hapjen e zyrës së Kosovës në Sllovaki.

Përmes një statusi në Facebook, Pacolli tha se përkundër faktit që Sllovakia ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, bashkëpunimi është jashtëzakonisht në rrugë të mbarë.

Statusi i tij i plotë

“Në Jordani, në margjinat e forumit Ekonomik botëror, zhvillova një takim me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak.

Përkundër faktit që Sllovakia ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, bashkëpunimi ynë është jashtëzakonisht në rrugë të mbarë. Në jemi të përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha vendet e BE-së, pse e së cilës familje synojme që të bëhemi pjesë.

Në frymën e bashkëpunimit, me ftesën time, Lajcak do të vizitojë Republikën e Kosovës në qershor të këtij viti. Gjithashtu edhe zyra jonë në Sllovaki do të hapet së shpejti”.

Share This Article