Kosova i jep sërish besimin Kurtit, PDK dhe LDK ngushtojnë diferencën

Share

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, por bie në rezultatin zgjedhor. Sipas rezultateve paraprake të votave të numëruara brenda vendit, mbështetja për Vetëvendosjen ka rënë me rreth 6% e cila mund të përkthehet deri në 9 mandate më pak sesa ato të fituara në dhjetor të 2025-ës.Me thuajse të gjitha votat e numëruara KQZ publikoi edhe rezultatet paraprake. Vetëvendosje dhe Albin Kurti marrin sërish mbështetjen më të madhe në votime, me rreth 43.05% të votave. Forcë e dytë mbetet PDK me 21.23% të votave e rritur shumë lehtë në vota. LDK paraprakisht llogaritet se ka fituar 17.68 % të votave me një rritje prej gati 4 përqind.

AAK ka siguruar sipas KQZ 7.10% me një rritje prej rreth 1.5%.

Rezultati duket se shënon një goditje për LVV.

Sipas organizatës ‘Demokracia në Veprim’, Lëvizja Vetëvendosje do të çojë në parlamentin e ri 48 deputetë, 9 më pak se dhjetorin e vitit të kaluar.

24 deputetë ka fituar sipas rezultatit paraprak PDK, e cila rritet me 2 vende në Parlament.

LDK, lista e së cilës u drejtua nga ish-Presidentja Vjosa Osmani, ka parë rritjen më të madhe nga partitë e opozitës. Ajo sipas DNV do të çojë në parlament 20 deputetë, 5 më shumë sesa legjislatura e fundit.

AAK gjithashtu është rritur sipas llopgarive të së njëjtës organizatë. Ajo do të formojë një grup prej 8 deputetësh, 2 më shumë sesa në parlamentin e kaluar.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit