Kosova nesër i nis bisedimet me Van Bastenin për postin e përzgjedhësit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Federata e Futbollit të Kosovës ka nisur tashmë punën për të gjetur trajner të ri, pas ndeshjeve të nëntorit.

FFK ka disa muaj në dispozicion për të gjetur profilin e duhur që të ulet në stolin e Kombëtares sonë, pas shkarkimit të Bernard Challandes.

Javët e fundit, janë përmendur shumë emra si pasardhës të mundshëm të Challandes, së fundmi në listë është futur edhe legjenda holandeze, Marko van Basten.

Por së fundmi raportohet se Van Basten është kandidat kryesor tashmë për postin e selektorit të Kosovës. Kështu ka thënë komentatori i njohur i futbollit Andin Lokaj parmes profilit të tij në Facebook. Madje ai ka theksuar se negociatat mes FFK e Van Bastenit do të nisin nesër.

E për këtë punë Gazeta Express e ka kontaktuar drejtorin e kombëtares Muharrem Sahiti. Por ai tha se “përmenden shumë emra dhe s’mund të them asgjë”.

Kosova qe një muaj ka mbetur pa trajner pas ndarjes me Challandesin, largimi i të cilit është pritur një vit shkaku i rezultateve negative. Ndërsa procesi i emërimit të trajnerit të ri po ecën ngadalë

Share This Article