Kosova sot ndeshet me Suedinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja e Kosovës sot zhvillon ndeshjen miqësore me Suedinë.

Kosovës e ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore në Doha, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore kundër Suedisë, e cila zhvillohet në orën 15:45, sipas kohës në Kosovë.

Gjendja e futbollistëve është e mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e sotme.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka theksuar se kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë lojtarët për të treguar çfarë mund të japin, sidomos ata që luajnë në Kosovë, por edhe ata që janë jashtë që nuk kanë qenë deri tash pjesë e Kombëtares, shkruan ksp.

Kosova ka krijuar njërin nga emrat më të respektuar në futbollin evropian, duke u quajtur edhe si “Brazili i Ballkanit”, për faktin se për një periudhë shumë të shkurtër ka arritur që të shndërrohet në një kombëtare shume serioze dhe pretendente për kualifikim në evropian.

Edhe pse renditja në FIFA dhe UEFA për Kosovën nuk është e mirë, kundërshtarët Kosovën e shohin si njërën nga kombëtaret më të rrezikshme në fushë.

Share This Article