Bekim Jashari citon thënien e Haradinajt: 100 herë me u rrëzu, prapë kam me u qu

albnews
By
1 Min Read

Kryetar i Skenderajt dhe djali i Heroit Hamëz Jashari, Bekim Jashari ka theksuar se lufta dhe liria e një populli kanë heronjtë dhe sakrificën, kanë dhembje e vuajtje, “kryeministri ynë, Ramush Haradinaj, i kishte kaluar të gjitha këto”.

Postimi i Jasharit në Facebook:

Lufta dhe liria e një populli kanë heronjtë dhe sakrificën, kanë dhëmbje e vuajtje.

Kryeministri ynë, Ramush Haradinaj, i kishte kaluar të gjitha këto.

Ka për të kaluar edhe këtë sprovë jo të drejtë dhe gëzimi atëherë do të jetë më i madh.

“100 herë me u rrzu, prap kam me u qu” Ramush Hardinaj

Share This Article