Kosovë, 30 raste të reja me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

30 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të shtunën e 18 prillit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë shëruar edhe nëntë persona.

Të gjitha rastet pozitive janë raste kontakti. Njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e Poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i Ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë.

Të shtunën janë testuar 242 mostra.

Share This Article