Kosovë/ Rusja tenton të korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë, prangoset

albnews
By
1 Min Read

Një shtetase ruse është arrestuar në pikën kufitare të Merdares në Kosovë, pasi ka tentuar që t’i japë ryshfet një zyrtari të Policisë, që ta lejonte të hynte pa vizë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku thuhet se me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në paraburgim.

“PKK Merdarë, Podujevë  17.01.2025 – 18:10. Është arrestuar e dyshuara femër ruse shtetase e Rusisë, pasi që u kishte ofruar 50€ ryshfet zyrtarit policor që t’ia mundëson hyrjen në Republikën Kosovës pa vizë. Me vendim  të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e  policisë, shkruan A2 CNN.

Nuk dihet ende se përse shtetasja ruse kërkonte të hynte në Kosovë pa vizë, ndërkohë që po punohet për sqarimin e situatës

Share This Article