Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është vetëdorëzuar në polici këtë pasdite të 16 marsit, autori i dyshuar i vrasjes në Gjakovë.

Ai dyshohet se ka vrarë një person gjatë ditës së sotme dhe ka plagosur një tjetër.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në orët e hershme në Gjakovë. Viktima është identifikuar si Rasim Binakaj, 38 vjeç.

Ngjarja ndodhi në një lokal dhe i dyshuar si autor i vrasjes është pronari i lokalit.

Autori, edhe përpara këtij krimi të rëndë, ishte i njohur për Policinë e Kosovës, ndërsa forcat e rendit thonë se kanë ndërmarrë masa për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Rasti është iniciuar si ‘vrasje e rëndë’.

Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Gjendja e tij është stabile, ka bërë të ditur shefi i emergjencës në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera mbi motivet e krimit, teksa hetimet vijojnë.

Share This Article