Ndalimi i Radoiçiçit nga policia serbe, del foto e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i qetë e pa pranga

albnews
By
1 Min Read

Është ndaluar ditën e sotme nga policia serbe ish-nënkryetari i Listës Serbe Millan Radoiçiçit, pak ditë pasi pranoi se ishte ai përgjegjësi për organizimin e sulmit terrorist në Veri të Kosovës.

Mediat serbe kanë publikuar këtë pasdite edhe një foto të tij, teksa shihet në ambientet e Prokurorisë së Lartë në Beograd, i qetë dhe pa pranga në duar.

Ndërkohë më herët u raportua se përveç ndalimit të tij, policia ka ushtruar kontroll edhe në ambientet e banesës dhe objekteve të tjera të Radoiçiçit.

Share This Article