Kriza në Malin e Zi, Abazoviç: Gati të dorëhiqem pas zhbllokimit të gjyqësorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Jam gati të dorëhiqem”. Kjo ishte deklarata e fortë e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazovic pasi partia “Mali i Zi Demokratik” kërkoi që kreu i ekzekutivit të largohej pas zgjedhjes së organeve gjyqësore.

Abazoviç tha se në parim e mbështet qëndrimin e Kryesisë së “Malit të Zi Demokratik”, që i bëri thirrje Kuvendit të mos shqyrtojë iniciativat e mundshme për shkurtimin e mandatit para se të zgjidhen katër anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe së paku një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse kemi një konsensus të gjerë për zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqësorit, le të kontribuojmë të gjithë dhe të themi: Mirë po shkojmë në zgjedhje të reja, por para kësaj le të punojmë bashkë. nëse kolegët demokratët mendojnë kështu, jam gati të jap dorëheqjen”, tha Abazovic për televizionin Vijesti.

Abazoviç po përballet me kritika e pakënaqësi, jo vetëm nga partitë opozitare por edhe partnerët e koalicionit. Ai humbi mbështetjen e partisë së presidentit Milo Gjukanoviç, për shkak të marrëveshjes për themelimin e Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi.

Share This Article