Distria Krasniqi kalon në raundin e dytë në Grand Prixin e Zagrebit

albnews
By
1 Min Read

Xhudistja e Kosovws, Distria Krasniqi ka kaluar në raundin e dytë në Grand Prixin e Zabrebit.

Kampionia olimpike nga Kosova ka fituar pa telashe në raundin e parë të garës që po mbahet në kryeqytetin kroat.

Pejania arriti të mposht xhudisten nga Qipro, Sofia Asvesta në raundin e parë të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Distria ishte dominuese në takimin e saj ndaj Asvesta, pasi e fitoi fillimisht një poenë me ‘waza-ari’ e pastaj e kontrolloi ndeshjen.

Në raundin e dytë, xhudistja jonë do të takohet me Binta Ndiaye të Zvicrës.

Sot më vonë ndeshet edhe Laura Fazliu me Ariela Sanchez nga Republika Dominikane në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Share This Article