Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur në selinë blu drejtuesen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audry Glover.
Në fokus të takimit është situata politike dhe zgjedhjet e 30 qershorit.
Takimi i Bashës me Glover vjen një ditë pasi ky i fundit priti në takime të ndara të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë Leyla Moses-Ones dhe ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.
Sakaq zyrtarja e lartë e OSBE pati dy ditë më parë një takim me kryesocialistin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.