ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Flet fituesi i Topit të Artë: Nuk ishte objektivi im, por… është e pabesueshme 3 hours ago
Dronë mbi Danimarkë, pezullohen të gjitha fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit 3 hours ago
Topi i Artë: Në ceremoni, vetëm një përfaqësues nga Reali 17 hours ago
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 17 hours ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 18 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Krizë PD-LSI, Vasili: Vendimet janë të Bashës, nuk kemi marrë asnjë propozim për “Zgjedhoren”

albnews by albnews
19 October, 2021
in Albania
0
Vasili: Votimi në Holandë për rikthimin e vizave, lajm i hidhur
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kohët e fundit është vënë re se PD dhe LSI nuk po bashkërendohen për qëndrimet e tyre politike. Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i ftuar në Radarin Informativ përballë gazetares Jonida Shehu shprehu se partia e tij nuk ka marrë asnjë dokument apo propozim nga kryedemokrati Lulzim Basha sa i takon tre amendamenteve në lidhje me “Zgjedhoren”, “Territorialen” dhe vettingun e politikanëve. Lidhur me këtë të fundit, duket se pakënaqësia e LSI vjen edhe me faktin se PD ka kërkuar që ata të hetohen nga SPAK, strukturë e cila sipas Vasilit, nuk është as ¼ e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Nuk e kam parë fare këtë propozim. Nuk e kam lexuar. Nismat shikohen e zeza në të bardhë. Unë nuk mund të diskutoj një koment në studio. Unë si forcë politike nuk kam një dokument të tillë. SPAK nuk ekziston por është vendosur në krahun e kapjes së shtetit. Afera e teatrit nuk lëviz asgjë. Çështja e Becchettit ulërin.

RelatedPosts

Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Çështja e Astirit nuk kurseu as SHBA. Nuk po flas për krimin zgjedhor apo si u fsheh informacioni për vrasjen e Klodian Rashës apo për vrasjen që ndodhi në Elbasan para zgjedhjeve. Pyetja e madhe është, cila është efiçenca.

SPAK nuk është as ¼ e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që lamë pas. Nuk e kemi diskutuar me PD. Nuk kemi pasur as komunikim as diskutim. Janë nismat e saj, nuk jemi informuar. Nuk ka pasur asnjë diskutim për këtë çështje. Për çështje të tjera nuk ka pas. Çdo votë e LSI do jetë sipas identitetit tonë politik. Nuk lidhet me rreshtime. PD zgjodhi të mos e votojë vettingun ndërsa ne e kemi votuar”, u shpreh Vasili.

Ndalur te reforma territoriale, Vasili theksoi se është i habitur me propozimet e PD, duke kujtuar kohën kur ajo kundërshtoi reformën e mbështetur nga LSI. “As propozimet për reformën territoriale, jam shumë i habitur. Është lutur PD të japë kontributin e saj. Ne si LSI kërkuam reformë gjithpërfshirëse, por PD kundërshtoi në mënyrë të habitshme”, deklaroi ai.

Vasili komentoi edhe konfliktin e brendshëm në PD, mes Bashës dhe Berishës. Ai nuk dha një krah se kë mbështet mes të dyve, por qëndrimi i tij u lexua hapur me qëndrimin pro mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, nismë kjo e ish-kryedemokratit Sali berisha.

“Unë në konfliktet e shtëpisë nuk hy kurrë. Merrem me punët e shtëpisë sime. Nuk jam marrë. E vetmja gjë që mund të them, por përderisa hidhet një produkt politik, principet e respektimit të votës dhe promovimet që ka bërë Berisha, besoj janë të shëndetshme”, u shpreh Vasili.

Petrit Vasili foli edhe progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Lidhur me komisionin hetimor për 25 prillin, nënkryetari i LSI nënvizoi se do të mbajnë qëndrimet e tyre pa u bashkërenduar me partitë e tjera opozitare.

“Ajo që ka ndodhur në 25 prill është e qartë. Në raport progresin u panë disa gjëra të rënda. Përdorimi i të dhënave personale, shitblerja e votës. Secili prej tyre, shpërdorimi i shtetit i ka vënë vulën. Nuk duhet të reshtet së hedhuri dritë. Ka shumë çështje të mëdha që do evidentojnë lëvizjet e parave, punësimet në administratë, vjedhja e të dhënave personale, shpërdorime të tjera të pushtet në mënyrë të vazhdueshme. Kemi edhe praktika negative ku ka shtrëngime për të mos dhënë informacion. Kjo do të ishte një gjë e rëndësishme. Duhet ta kuptojë edhe shqiptari më i fundit se çfarë ka ndodhur.

Si anëtar i komisionit jam për të vazhduar një betejë pas 25 prillit. Kemi qenë këmbëngulës, serioz dhe tepër aktiv. Pozicioni është po ai që kemi mbajtur. Do të risjellim edhe faktet që kemi dërguar në SPAK. Këtu nuk është çështje e ka njëri apo e ka tjetri. Kemi një palë që ka grabitur zgjedhjet dhe një palë që e denoncon. Besoj se do bëjmë një punë të mirë me hapësirat dhe debatin e madh. Rregullorja komplet e panevojshme.

Nuk janë propozime që përfaqësojnë gjithë opozitën shqiptare. Në axhendën tonë politike në radhë të parë është zbardhja e gjithçkaje që ka të bëjmë me kapjen e shtetit. Nëse nuk godasim atë do përsërisim farsat e 25 prillit. Duhet hetuar kapja e shtetit.

Së dyti ka qenë hetimi i procedurave parlamentare, parlamenti në funksion të oligarkëve. Kapja e ekonomisë, zgjedhjeve bëjnë kapjen e shtetit. Unë si përfaqësues i LSI nuk kam dëgjuar që PS të ketë pranuar që reforma territoriale është në krizë dhe është e gatshme të ndryshojë. Ata kanë thënë janë të hapur. A është pranuar që jemi në krizë. Vettingu është komponent i reformës në drejtësi, por brenda kohës kushtetuese duhet të kishte përfunduar.  Për vettingun, jo ne por komiteti i Helsinkit ka shprehur problemin e funksionimit me dy standarde. Reformën në Drejtësi ne e kemi votuar. Kërkohet të zbatohet kjo reformë por janë shkelur të gjitha afatet kushtetuese”, deklaroi ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Flet fituesi i Topit të Artë: Nuk ishte objektivi im, por… është e pabesueshme

Flet fituesi i Topit të Artë: Nuk ishte objektivi im, por… është e pabesueshme

23 September, 2025
Dronë mbi Danimarkë, pezullohen të gjitha fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit

Dronë mbi Danimarkë, pezullohen të gjitha fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit

23 September, 2025
Topi i Artë: Në ceremoni, vetëm një përfaqësues nga Reali

Topi i Artë: Në ceremoni, vetëm një përfaqësues nga Reali

22 September, 2025
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result