Kroacia goditet edhe nga një tërmet i fuqishëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kroacia është goditur përsëri nga një tërmet mjaft i fuqishëm të mërkurën në mëngjes. Dridhja u regjistrua rreth orës 6 e 15 minuta në mëngjes dhe kishte fuqi prej 4.9 shkallësh të Rihterit.

Epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në veriperëndim të Sisakut, në thellësi prej tetë kilometrash nën sipërfaqen e tokës, shkruan Dnevnik.

Pas dy tërmeteve të mërkurën në mëngjes, zjarrfikësit lokalë në Sisak dhe Petrinja morën raporte për shembje të oxhaqeve. Komandanti i zjarrfikësve, Slavko Tucakoviq, tha se fatmirësisht nuk është raportuar për viktima të reja.

Ai shtoi se mbi 700 zjarrfikës kanë shkuar në zonën e goditur nga tërmeti të martën për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Zjarrfikësit kanë marrë me vete edhe 11 qen për kërkim-shpëtim.

Ines Ivançiq, kryetare e Shërbimit Sizmik, tha se toka do të vazhdojë të lëkundet.

“Do të lëkundet për një kohë të gjatë. Tërmeti i së martës ishte shkatërrues dhe do të pasohet me siguri të lartë nga një varg i madh i tërmeteve, mes të cilëve, sigurisht, do të ketë tërmete më të fuqishme”, tha ajo.

Share This Article