Kryediplomatët e Katarit dhe Britanisë bisedojnë për çështjen e Palestinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri Al Thani ka zhvilluar një vizitë në Britani për takime zyrtare ku dhe u takua në Londër me homologun e tij Raab

Ministri i Punëve të Jashtme i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe homologu i tij britanik, Dominic Raab, biseduan mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe Palestinë.

Sipas agjencisë së lajmeve QNA të Katarit, ministri Al Thani ka zhvilluar një vizitë në Britani për takime zyrtare ku dhe u takua në Londër me homologun e tij Raab.

Në takim krahas marrëdhënieve në fushën e ekonomisë dhe investimeve mes dy vendeve u bisedua edhe për zhvillimet në rajon.

Ministrat e Britanisë dhe Katarit në takim theksuan se çështja e Palestinës duhet të zgjidhet në kuadrin e rezolutave ndërkombëtare, që parashikon formimin e një shteti të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967 me kryeqytet Kudsin Lindor.

Share This Article