Kryemadhi: Fituesit e vërtetë të zgjedhjeve janë oligarkët dhe bandat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas mbylljes së procesit të numërimit në deklaratë për medien u shpreh se do të falenderojë të gjithë votuesit që nuk u intimiduan dhe vazhduan betejën deri në fund.

Ajo gjithashtu tha se do të urojë oligarkët dhe bandat sepse ata janë fituesit e vërtetë. Kryemadhi nuk la pa falenderuar edhe Presidentin serb Vuçiç për sondazhet e sakta të zgjedhjeve në Shqipëri.

“Ju falenderoj për suportin. Së pari dua të uroj fitoren  e oligarkëve dhe bandave sepse ata janë fituesit e vërtetë që duhen uruar.

Së dyti falenderoj Presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta që dha për zgjedhjet në Shqipëri.

Sot u mbyllën rezultatet e zgjedhjeve për mandatet e partive politike.

Një falenderim për të gjithë votuesit që vazhduan betejën deri në fund dhe nuk u intimiduan”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi deklaron se strategjia që kishin ndjekur ishte e gabuar dhe i kërkon falje Metës për këtë strategji, e cila nuk solli gjë tjetër veçse rrëmbimin e fitoren e zgjedhjeve nga bandat kriminale dhe oligarkët.

“Zbatuam një strategji që pati pasojat në këtë rezultat dhe nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim patëm strategji të gabuar duke nisur që nga djegia e mandateve, mos marrja pjesë në zgjedhjet lokale, që në mënyrë të qëllimshme i dhamë dashje pa dashje Edi Ramës, bandave dhe oligarkëve për të tjetërsuar që nga Kushtetuta, rrëmbimin pronave e shqiptarve, për ti dhënë shansin jo për të blerë me 500 euro votën për 4 vite të ardhshme por për 100 vite të ardhshme me 500 euro votën”, tha ajo.

Share This Article