Kryemadhi: Ja sondazhi që tmerron kundërshtarin tonë politik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Monika Kryemadhi duke folur nga kampi i LRI në Jalë u shpreh se sa më e fortë të jetë LRI aq më e fortë është LSI .

Ndërsa shtoi se LSI shtohet në çdo palë zgjedhje me 50% të votuesve për herë të parë, gjë sipas saj e tmerron kundërshtarin e saj politik, duke iu referuar kryeministrit Rama.

Monika Kryemadhi: “Sa më e fortë të jetë LRI aq më e fortë është LSI. Shumë veta bëjnë sondazhe, të gjitha partitë politike bëjnë sondazhe, ambasadat e huaja, shoqata, marrin projekte për të analizuar situatën. 

Pavarësisht ngjyrave politike në të gjitha sondazhe u del vetëm një e dhënë e përbashkët të cilën nuk e ndryshojnë dot dhe kjo e tmerron gjithmonë kundërshtarin tonë politik. LSI shtohet çdo vit, në çdo palë zgjedhje me 50% të votuesve për herë të parë.”

Share This Article