Kryeministri britanik publikon planin e sigurisë

albnews
By
1 Min Read
FILE PHOTO: Former British Foreign Secretary Boris Johnson gives a speech at the JCB Headquarters in Rocester, Staffordshire, Britain, January 18, 2019. REUTERS/Andrew Yates/File Photo

Kryeministri britanik Boris Xhonson ka deklaruar se ka hartuar një plan të ri për t’i vënë fre valës së kriminalitetit që ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Xhonson ka premtuar më tepër kompetenca për policinë dhe burgje të reja, por për mediat, plani i tij ka vetëm qëllime politike. Kryeministri britanik Boris Xhonson ka njoftuar hartimin e një plani të ri anti-krim, me vlerë 2.5 miliardë stërlina, që mes të tjerash parashikon edhe ristrukturimin e sistemit të burgjeve. Muajin e kaluar, qeveria britanike premtoi se do të rekrutojë 20 mijë policë shtesë për të zëvendësuar numrin e oficerëve të larguar që kur Konservatorët u kthyen në pushtet. /Alsat/

Share This Article